A review by chuli
Pappaklausulen by Jonas Hassen Khemiri

4.0

Një libër modern, që përshkruhet me një ritëm të shpejtë, njëlloj siç ecin mendimet tona. Karakteret jane reale dhe kane cenet e tyre, që na bën të lidhemi akoma me shumë me ta. Përshkruhet një javë ne jetën e një (apo disa) familje(ve) dhe këndvështrimi luan roza-rozina duke u hedhur sa nga një personazh tek tjetri, duke mos kursyer as 4-vjeçaren që është më e fortë se Zllatan apo 1-vjeçarin që di anglisht. Një nga shprehjet që me ngeli në mendje është se ne nuk do ti shkatërrojmë fëmijët tanë ashtu siç prindërit tanë na kanë shkatërruar neve. Ne do t’i shkatërrojmë fëmijët tanë ndryshe.